Aksident fatal në Divjakë, humb jetën 40-vjeçari me motor, u përplas me një automjet

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë, me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari.

Policia bën me dije se në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, në vendin e quajtur “Mëhallëz” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. Ç., 56 vjeç, banues në Divjakë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi B. E. Shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.