“Mezi presim ndryshimin”- Qytetarët e Kavajës në mbështetje të kandidatit të koalicionit “BF”, Fisnik Qosja: Është krenaria dhe e ardhmja jonë

Qytetarët e Kavajës duket se mezi e presin ndryshimin më 14 maj. Të lodhur e të mërzitur nga drejtimi i së majtës në bashkinë e tyre, ata i kanë kthyer sytë plot shpresë te kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fisnik Qosja.

Të pyetur nga Neës24, ata thanë se është koha për rotacion politik dhe se në zgjedhjet e së dielës, do të votojnë kandidatin Fisnik Qosja.

“Mbështesë programin e Fisnik Qoses, sepse shikoj një ndryshim të qytetit të Kavajës dhe për qytetarët e Kavajës”.

”Kavaja fiton vetëm me Fisnik Qosen. Nëse çdo i majtë apo i djathtë do të vërtetën, e vërteta është kavajasi jonë, Fisnik Qosja, është krenaria jonë dhe e ardhmja e Kavajës”

“Ka nevojë për rotacionQytetarët thanë se e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre për të votuar kandidatin e opozitës, me shpresën se do të jetë më e mira për Kavajën”, tha një banor.

Banorët e Kavajës theksojnë se Fisnik Qosja është shumë njerëzor.

“Lum ata prindër që e kanë. Është komunikues me njerëzit. U përmbytën para dy javësh fushat kur ra shi. Fisniku shkoi shtëpi më shtëpi andej nga bregu i detit”, u shpreh një banor.

Një tjetër u shpreh: “Mbi të gjitha është i moralshëm, nuk është hajdut.”

Një tjetër qytetar, besimplotë se kandidati i “Bashkë Fitojmë” do jetë kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës në 15 maj, tha edhe një batutë.

“Të dalë i riu, se i riu do zëvendësojë të vjetrin, po se zëvendësoi i vjetri plaket kështu që duhet të dalë i riu që të ecim përpara”, tha ai.