Kandidati i PS për Bashkinë e Kavajës Redjan Krali ka përfunduar sot në QSUT.
Dy javë nga nisja e fushatës elektorale kandidati Krali, duke i lënë hapsirë kryeministrit Edi Rama për posterat në qytet, ndonse sipas tij ato ndotin ambientin, ka zgjidhur një mënyrë krejt tjetër për të reklamuar vehten.
Siç mund të shihet në fotot e siguruara nga Kavaja.Net, Redjan Krali ka “zbukuruar” makinat me posterin e tij të fushatës për vendoret e 14 Majit.
Një nga këto makina, është fotografuar në QSUT, Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.
Ndonse drejtuesi i mjetit mund të ketë pasur ndonjë hall personal apo familjar, që ne urojmë ta kalojë sa më shpejt, i ka bërë një shëtitje nëpër Tiranë edhe kandidatit socialist duke i ofruar reklamë falas në kryeqytet ndonse nuk ka asnjë vlerë.
Teksa në Kavajë fushata zien dhe PS ka angazhuar çdo njeri të mundshëm edhe administratën me detyrim, mesa duket po kërkohet vëmendje edhe në Tiranë për të kënaqur Lali Erin e mërzitur.
Meqënëse nafta për mjetet me postera është falas, edhe xhiroja në tiranë është e lakmueshme.
Versioni tjetër është që makina mund të bëjë xhiro nëpër Tiranë për të bindur Kavajasit që jetojnë atje të shkojnë dhe ti japin votën në Kavajë.
Ajo që ka rëndësi është që buxheti i shpenzuar do duhet të bëhet transparent në KQZ, madje edhe në kohë reale.