Në kohë fushate të gjithë kryebashkiakët luftojnë të bëjnë sa më shumë investime për të rënë pak në sy e të thonë se punuan. Epo ngaqë në tërë këto vite nuk kanë lëvizur as gishtin, nga nxitimi bëjnë edhe çudira.
Tenderi i fundit i Bashkisë Kavajë, drejtuar nga Redjan Krali, të lë me “gojë hapur”. Nuk e dimë nëse keni dëgjuar në ndonjë vend tjetër të botës, por në Kavajë do të shpenzohen 2 milionë euro për të rindërtuar një kopsht 1 katësh.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rindërtimi i kopsht- çerdhe në fshatin Golem (Programi i Rindërtimit)” me fond limit 2 milionë euro pa tvsh. Dhe sikur duket në dokument këto para do të merren nga fondi i “Rindërtimit”.
Gara për këtë tender është hapur më datë 23 prill dhe fituesi do të shpallet me datë 4 maj. Pra këto procedura do bëhen në kohë fushate, dhe firma për fituesin do të hidhet si një premtim elektoral për blerje votash.
Për këtë tender lindin shumë dyshime se do jepet si dhuratë për të siguruar vota sepse vlera e tij është tepër e lartë. As në vende më të zhvilluara, kur kopshtet ndërtohen me standarde më të larta, nuk shpenzohen kaq shumë para.
Duke shtuar këtu që një pjesë e këtyre parave mund të shkonin për ndërtimin e një shtëpie për familje që janë ende të pastreha që nga tërmeti i vitit 2019, apo edhe për rikonstruksionin e atyre pallateve që u dëmtuan nga tërmeti dhe askush nuk ka vënë dorë, por qytetarët vazhdojnë të banojnë mes rrezikut.
Në këtë pikë mbetet vetëm reagimi i SPAK. I cili vazhdon të flejë. Nga disa kërkime në Open Data Albania rezulton se për këtë projekt janë hedhur edhe më herët para nga fondet e tërmetit.
Në shtator të vitit 2022 janë dhënë 43 milionë lekë për tenderin me objekt “Hartimi i projekt zbatimit të Rindërtimi i kopsht çerdhe në fshatin Golem (Programi i Rindertimit)”. Këto para Krali i ka lënë duart e “C.E.C Group” shpk, në pronësi të Vangjush Mbriçe.
Me kaq para sa ka bërë hartimin e projektit, Krali do kishte përfunduar të gjitha punimet për kopshtin. Por, nuk ndodhi kështu, pasi ai është mësuar të vjedhë!
Krali i ka dyert e hapura nga miqtë e Fatos Nanos, pasi është nipi i këtij të fundit. Ish-kryeministri Nano edhe babai i Redjan Kralit janë kushërinj të parë. Gjergj Krali, babai i Redjan Kralit, është djali i tezes së Fatos Nanos. Shkurt e saktë; paratë në vend qarkullojnë vetëm për pushtetarët dhe fëmijët e tyre!