Arjola Demiri ka rrëfyer për jetën e saj të vështirë, duke e cilësuar si një histori që mund ta lexojmë nëpër përralla apo shikojmë nëpër filma.
Ajo tregoi se pas vendimit për t’u ndarë nga babai i fëmijëve të saj, vendosi të largohej drejt Suedisë, por vendosi të rikthehej pas disa vitesh.
Po ashtu aktorja tha se divorci kishte ndikuar shumë keq te ajo sa kishte menduar dhe vetëvrasjen duke tentuar të hidhej nga kati i tretë i shtëpisë së saj.
Ajo tha:
Ngjitem në katin e tretë dhe po matesha të vetëvritesha.
Mami im vjen pas kurrizit dhe më thotë e di se sa kam vuajtur t’ju rris. Jo që nuk e dija, më tha se ku do t’i lësh tre fëmijët e tu, për hir të tyre vendosa të ngrihem në këmbë.
Mami nuk ka qenë dakord për divorcin, por të luftoja, të mos hiqja dorë.
Është e vështirë që vajzave në Tropojë t’jua hapin derën. Nëna ime jo vetëm që e bëri këtë por e lëshoi gjysmën e shtëpisë për mua dhe fëmijët.
Nuk është dakord për vendimin që kam marrë. Kam thënë që jeta ime iu dedikohet fëmijëve dhe ndoshta nuk do të martohem më kurrë. Më ka marrë malli shumë për mamin. Kam dashur shumë që t’i kërkoj falje publike.
E ka vuajtur më shumë ndarjen time sesa unë. Doja t’i kërkoja një falje të madhe. I përulem nënës time që më hapi derën.
Kur ika në Suedi e lash shumë të bukur dhe kur e ktheva ishte plakur shumë.