Pse e hoqi dhe e vuri prapë qeveria Redjan Kralin? Monopoli i plehrave kërkon kryetar që firmos çdo dokument

Disa ditë para vitit të ri 2023, bashkia e falimentuar e Kavajës nën drejtimin e Redjan Kralit lidhi kontratën me kompanitë e nipit të ish-deputetit socialist Sadri Abazi dhe biznesmenit kosovar Imer Ademi me vlerë 6 milionë euro për pastrimin e qytetit dhe njësive administrative.

Nga kërkimet tona rezulton se tenderi ka patur dyshime për korrupsion dhe favorizim kompanish pasi ka patur ankesa dhe episode që janë objekt i hetimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

 

Tenderi i fituar me vlerë 659 milionë lekë të reja për 5 vite nga kompanitë “Alko Impex Construction & ALKO-IMPEX General Construcion” shpk

Redjan Krali është kryetari më i famshëm i bashkive në rang republike sepse zyrtarisht Kavaja është bashkia më e falimentuar, me borxhe që as kryetari, as drejtësia nuk i japin shpjegim kur janë dhënë miliona euro për Rindërtim.

“Mund t’ju them se më pak se gjysma e bashkive në të gjithë vendin, rreth 27 prej tyre nuk kanë aspak tregues pozitiv finaciar. Një prej tyre që evidentohet edhe në raporte është ajo e Kavajës, e cila është tashmë në zonën e kuqe. Ky përkeqësim lidhet me faktin se pushteti lokal nuk ka mundur të mbledhë taksat dhe tarifat vendore”, tha Agron Haxhimali, kryetari i shoqatës së bashkive në emisionin “E-ZONE”.

Deklarata profetike e Haxhimalit është bërë në 15 nëntor 2020 dhe më 22 korrik 2022 Ministria e Financave shpalli konkursin për administratorët që do merrnin në dorë qeverisjen reale të bashkive në faliment, ku bënte pjesë dhe bashkia Kavajë.

Ironikisht qeveria që e shpalli të paaftë Redjan Kralin për Bashkinë Kavajëdhe që do e zëvendësonte me një administrator, është e njëjta qeveri që disa ditë më parë e rishpalli si kandidat të vlefshëm për bashkinë e falimentuar.

Megjithatë le të kthehemi tek tenderi, i cili nuk është i vetmi me probleme nga tenderat e bashkisë, por qëka shumë fije, të cilat lidhin Redjan Kralinme kompani të lidhura me pushtetin.

Gara për tenderat e qytetit të Kavajës vazhdon të ketë pjesëmarrës të shtirur ose fiktiv. Në garën e hapur më 29 gusht 2022 kanë marrë pjesë kompanitë “Alko Impex Construction & ALKO-IMPEX General Construcion” shpk, “Pastrime Silvio” shpk dhe “Korsel shpk & Cogren” shpk.

Për të disatën herë, në tenderat e realizuar nga Redjan Krali ka marrë pjesë një kompani që futet në garë, por nuk bën ofertë për të fituar tenderin. Kjo kompani është “Pastrime Silvio” shpk, në pronësi të Bule Allmuça dhe që ka eksperiencë në fushën e pastrimit dhe tenderave publik. Pjesëmarrja në garë dhe mungesa e ofertës hedhin dyshime të forta që gara ka qënë e stisurme fitues të paracaktuar dhe kjo përforcohet nga kompania tjetër.

Bashkimi i kompanive “Korsel shpk & Cogren” shpk kanë bërë ankesë sepse janë skualifikuar nga gara duke mos patur mundësi të garojnë me kompanitë “Alko Impex Construction & ALKO-IMPEX General Construcion” shpk. E para është në pronësi të Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste Sadri Abazi ndërsa tjetra është në pronësi të biznesmenit nga Kosova Imer Ademi.

Gara për pastrimin e qytetit, e fituar nga kompanitë “Alko Impex Construction & ALKO-IMPEX General Construcion” shpk. Në tender shihet qartë që kompania “Pastrime Silvio” shpk nuk ka bërë ofertë.

Siç e shihni dhe nga tenderi, kompanitë “Korsel shpk & Cogren” kanë bërë ofertën me vlerë 435 milionë lekë ose gati 4 milionë euro ndërsa kompanitë e Arbër Abazit dhe Imer Ademitkanë ofertë më të lartëme vlerë 549 milionë lekë ose 5 milionë euro.

Pra, diferenca është 1 milionë euro dhe kjo i nxirrte jashtë loje kompanitë “Alko Impex Construction & ALKO-IMPEX General Construcion” shpk, të cilat kanë fituar miliona euro nga bashkitë për pastrimin e bashkive kryesore në vend.

Në këtë moment ka ndërhyrë kryetari i bashkisë Redjan Krali që është edhe kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave duke e skualifikuar kompaninë tjetër për arsye qesharake.

Ka qënë Bashkia Kavajë që i ka trazuar procedurat pasi duke parë që oferta e këtyre kompanive është më ekonomike dhe do fitojë garën automatikisht, i kanë kërkuar informacione shtesë këtyre kompanive duke sjellë procedura të tjera qellimisht.

“Mbështetur në nenin 82/2 të ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, kërkojmë nga ana juaj informacion shtesë dhe dokumente mbështetëse si përcaktohet në pikat 1/e te kritereve të përgjithshme”, shkruhet në dokumentat e publikuar nga Komisioni i Prokurimit Publik.

Pjesë nga dokumenti ku i kërkohen materiale shtesë kompanive “Korsel shpk & Cogren” nga Bashkia Kavajë.

Komisioni i kryesuar nga Jonaid Myzyri nuk e ka pranuar ankesën e këtyre kompanive, duke lënë në fuqi vendimin e Bashkisë Kavajë që i ka dhënë në tavolinë pa garë tenderin e majmë me vlerë 6 milionë euro nga Redjan Krali.

Open Albania e ka shënuar me flamur të kuq këtë procedurë sepse janë skualifikuar të gjitha kompanitë konkurruese përveç fituesit. Shënimi me flamur të kuq i një procedure prokurimi tregon rrezik të mundshëm për sjellje të papajtueshme me ligjin ose jo-etike të biznesit, kryesisht në lidhje me mos-respektimin e ligjeve anti-korrupsion sipas Open Data Albania.

Kompania “ALKO-IMPEX General Construcion”, në pronësi të Imer Abazit

Kompania “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” (Ish KLEDOR ALBANIA-09), në pronësi të Arbër Abazit

Ky artikull eshte ekskluziv i Kavaja.Net dhe te drejtat e autorit ruhen sipas ligjit ne fuqi. Materialet e publikuara mund te ribotohen vetem me pelqimin tone ose duke cituar burimin dhe perdorur linkuk e shkrimit. Cdo perdorim i pjesshem apo i plote pa autorizim perben shkelje te ligjit.