Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë ndryshimet në funksionet e drejtimit të Partisë Demokratike në drejtimin e komisioneve Parlamentare dhe në Byronë e Kuvendin e Shqipërisë.
Në këtë mbledhje janë zëvendësuar përkrahësit e Berishës, veçanërisht pas protestës së dhunshme të 8 janarit ndaj selisë së Partisë Demokratike.
Sipas burimeve nënkryetar i Kuvendit është propozuar Agron Gjekmarkaj, i cili merr postin e mbajtur nga Enkelejd Alibeaj.
Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë është propozuar Grida Duma, e cila zëvendëson Albana Vokshin pasi kjo e fundit ka dalë në krah të ish-kryeministrit Berisha. Ndërsa Flutura Açka do të marrë drejtimin e Komisionit të Arsimit, të cilin e ka mbajtur Agron Gjekmarkaj. Ndërka, Dhurata Çupi është propozuar për të qenë nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, e cila zëvendëson një nga mbështetësit e Berishës, siç është Oerd Bylykbashi. Ndërsa Dashnor Sula është propozuar në Sekretariatin për Statusin e Deputetit të cilën e mbante deri më sot Grida Duma.
Basha sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Ndryshimet e tjera që do të propozoj kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit, si më poshtë:
Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma
Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka
Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Dhurata Çupi
Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)
Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)
Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)