Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me të rinjtë e PD, ka thënë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Ai theksoi se nuk mund të vazhdohet, duke parë se si kryeministri Edi Rama sipas tij vjedh për herë të tretë zgjedhjet, Presidenti Ilir Meta thotë se do të qëndrojë në politikë 50 vite dhe ish-kryeministri Sali Berisha, shihet duke sulmuar shtëpinë e tij. Basha thotë më tej, se s’mund të vazhdohet më në këtë rrugë.
“Por mirë themi një moment që ja lamë por në qoftë se i lemë të përjetshmit në ato karrige kur do të hapen vendet për ju, kur do të hapen vendet siç tha Ariani, kur do të hapen vendet, kur do të qarkullojnë elitat, kjo pra është betëja, ky është çelësi i betejës, Edi Rama nuk e lëshon, vjedh për herë të tretë zgjedhjet dhe thotë o të vjedh edhe të katërtat edhe të pestat, për çfarë, për ta varfëruar më shumë këtë vend, për të përqëndruar më shumë pushtet dhe pasuri nga populli i cili varfërohet. Ai tjetri thotë që do jem edhe 30 vjet apo 40 vjet të tjera bënë politikë që na doli dje në konferencë për shtyp, ky tjetri siç e the në vend që të shijonte pensioni politik dhe të kontribuonte me atë pjesë të trashigimisë pozitive e hedh të gjithën poshtë dhe i thërret njerëzit në një akt të pashembullt të sulmojë shtëpinë e tij, pse, për karrige, por në qoftë se këto karrige janë përjetësisht zëna nga këta tren njerëz apo qoftë edhe 13 sa ishte byroja politike para këtyre. Kur do t’i vijë radha rinisë? Kur?
Asnjëherë! S’mund të jetë kështu, nuk duhet të jetë kështu dhe sa më takon mua nuk do të jetë kështu, por kjo nuk është diçka që unë mund ta bëj vetëm. Ajo që mund të bëj dhe do ta bëj siç po e them këtu, sot, tani, do ta them dhe më vonë në këshillin kombëtar është të ndërtojmë instrumentet dhe të garantojmë që gjithë secili prej nesh jush që e do këtë mundësi, t’i jepet kjo mundësi dhe t’i jepet në mënyrë të drejtpërdrejtë, jo përmes filtrave, jo përmes kë njeh e kujt i servilosesh e pjesë e kujt klani je, por përmes aftësive, dëshirës, vullnetit që keni për të kontribuar. Në momentin që kemi arritur kjo dhe më besoni nuk do arrihet nga sot nesër. Edhe sikur ta kemi të gjithë këtë dëshirë prapë do kërkojë kohë, nuk do arrihet nga sot deri nesër, por do arrihet shumë më shpejt në momentin që e kemi vendosur si objektivin kryesor, ta dini që në këtë moment kemi në duart tona, në shtëpinë tonë, në Partinë Demokratike instrumentin e vetëm që e bën Shqipërinë si gjithë Europa. Se kjo është Europa, vend i mundësive, jo i patronazhit. Vendi i lirisë, vendi i qarkullimit të elitave, vendi i shpresave që lindin pikërisht nga mundësia e çdokujt për të realizuar për më të mirën që ka brenda vetes pavarësisht se biri apo bija e kujt është, pavarësisht se kë njeh e kë nuk njeh.
Të gjithë zoti na ka bërë të barabartë, ligjet na garantojnë barazi dhe politika duhet vetëm të bindet dhe ta bëjë këtë realitet. Prandaj, ju falënderoj nga zemra për këtë bashkëbisedim. Nuk e di nëse dikush tjetër kërkon ta marrë fjalën por para se ta mbyll, rinia që më ka ftuar, para se t’ia kaloj mikrofonin Orit dua t’ju them se ky takim i paraprin riaktivizimit pas disa javësh dhe muajsh për shkak të ngjarjes së ngrirjes së procesit të zgjedhjeve në Forumin Rinor të Partisë Demokratike e t’i bëj thirrje të gjithë të rinjve demokratë dhe të gjithë të rinjve shqiptar, t’i bashkohen këtij brilanti të partisë demokratike, Forumit Rinor të Partisë Demokratike me një qëllim, të ndërtojmë të ardhmen së bashku”, tha Basha.