Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak minuta më parë në Kavajë.
Gazetari Kelment Baçi raporton se si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy persona, njëri prej tyre në spitalin e Kavajës dhe tjetri në spitalin e Durrësit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të plota.
“Nga informacionet paraprake dhe burimet, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali. Raportohet për dy viktima. Dyshohet se ka qenë një konflikt mes disa personave në lokal. Ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe me goditje me thikë gjatë konfliktit.
Njëri ka qëlluar me pistoletë dhe njëri me thikë dhe të dy kanë humbur jetën, njëri në spitalin e Kavajës ndërsa tjetri në spitalin e Durrësit.
Kanë humbur jetën shtetasit Altin Rexha nga Kukësi i cili ka qëlluar me pistoletë dhe shtetasi Edmond Gosa nga Kavaja i cili ka qëlluar me thikë”.