Raporti/ Elvis Naçi në krye të listës: Personazhi më i pëlqyer në Instagram!



Imami dhe bamirësi i njohur Elvis Naçi ka zënë vendin e parë si personazhi më i pëlqyer në Instagram gjatë vitit 2021. 


Përllogaritjet janë bërë nga kompania e njohur për analizat e mediave sociale Terra. Naçi kryeson listën me një total prej 14.126.379 reactions. 


Një faktor që ka ndikuar në renditjen e tij në vend të parë është edhe aktiviteti i tij fetar, siç janë ligjëratat dhe intervistat e shumta të publikuara në rrjetet sociale të tij.

Kujtojmë se Elvis Naçi u angazhua edhe me mbledhjen e fondeve për rindërtimin e 170 shtëpive në Thumanë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, i cili la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur si dhe një numër të madh familjesh pa një strehë mbi kokë.

Sa i përket personazheve të ekranit, në vend të dytë renditet këngëtari Capital T për të vijuar me moderatoren Arbana Osmani në vend të tretë. 

Më pas vijnë futbollistë, këngëtarë dhe të tjerë personazhe të njohur të ekranit.