Redjan Krali betonizon plazhin e Kavajës me kompaninë Bonita, vendime abuzive në fund të mandatit, policia nuk ndërhyn dhe i mbikqyr punimet

Në javët e fundit të mandatit si kryebashkiak i emëruar i Kavajës, Redjan Krali po nxiton për të mbyllur aferat dhe pazaret me pronat dhe pasuritë publike, duke favorizuar klientë dhe grupe kriminale.

Disa ditë më parë, fadroma dhe betoniere janë shfaqur në zonën e Qerretit, duke betonizuar rërën me lejet korruptive të kryebashkiakut Krali.

Betonizimi në kundërshtim me ligjin po bëhet me qëllim përfitimi si dhe duke pastruar paratë e pista.

Prapaskena mëson se aktiviteti kriminal kundër pasurisë publike po kamuflohet me kompaninë Bonita shpk, e lidhur me Redian Kralin, i përfshirë në një skemë masive të tjetërsimit të pronave publike, ku përfshihen kullota, pyje dhe plazhe.

Nga ana tjetër, siç duket edhe në këto foto, policia monitoron nga afër betonizimin e plazhit, duke mos ndërhyrë për ndërprerjen e aktivitetit të paligjshëm. Ajo duket sikur i mbikqyr punimet e paligjshme.

Jo vetëm kryebashkiaku që emocinohej dhe mallëngjehej para Ramës, por edhe segmente të policisë janë kapur nga mafia e bregdetit dhe grupet kriminale. Marrë nga Prapaskena.com