Tre shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga në zonën e Brescias dhe Desencanoz në Itali pasi janë kapur nga autoritetet vendase me disa kilogramë drogë, e cila dyshohet se kishte për qëllim shitjen.
Mësohet se i pari është arrestuar në zonën e Desenzanos teksa posedonte rreth 4 kilogramë kanabis, ndërsa disa orë më vonë në qytetin e Brescias autoritetet kanë kryer arrestimet e tjera.
Në zonë janë kapur dhe vendosur në pranga dy shpërndarës droge gjithashtu nga Shqipëria të cilëve u janë sekuestruar rreth 8 kilogramë kanabis.