Ka nisur me tensione protesta e opozitës përpara Parlamentit. Disa deputetë janë përplasur me gardën e Republikës, për shkak se janë të përjashtuar nga seanca.
Ish-kryeministri Sali Berisha është futur në Parlament, ndërsa kolegët e tij që janë përjashtuar me vendim të Kuvendit, nuk janë lejuar.
Mes deputetëve që nuk janë lejuar janë Luan Baçi, ALbana Vokshi, Luçiano Boçi, Monika Kryemadhi dhe disa të tjerë.