Administrata e Kavajës me “dy turne”, paradite punë publike pasdite politike. PS detyron punonjësit të marrin pjesë në takime e fushatës!

Që prej nisjes së fushatës, ndonëse jo zyrtarisht Kryetari aktual i Bashkisë Kavajë Redjan Krali eshtë munduar të respektojë kodin zgjedhor për deklarimet e aktiviteteve të Politike. Teksa ditën ka vendosur të bëjë inspektime, takimet me qytetarët i ka lënë ti bëjë natën. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë, të jetë e pranishme administrata.

Punonjësit e administrates publike dhe Bashkisë apo institucioneve vendore dhe qendrore të varësisë janë shumica e pjesmarrësve në takimet elektorale.

Pavaresisht se ato reklamohen në publik si takime me qytetarët, faktikisht ato janë takime me administratën jashtë orarit zyrtar të punës me sloganin “na mblodhi partia”.

Punonjësve u prezantohet “programi” per të ardhmen, të njëjtat fjali demode e ku paria e ulur në krye të tavolinës u flet për projekte atyre që i ka në punë.

Takimet janë thuajse njësoj, në çdo lagje të qytetit, premtimet e zotimet po ato.

Të gjitha këto na i ka rrëfyer një socialist i vjetër, i lodhur nga takimet me detyrim dhe urdhër partie megjithse është i Ndërgjegjshëm që në ate pozicion pune është prej partisë.

“Përshendetje Kavaja.Net! Unë qe ju shkruaj jam në socialist i kohëve të vjetra Po them nga koha e Vin Roshit. Ju edhe vetë me njihni. Kjo fushate ka nisur si mos me keq per ne. Thuajse cdo ditë do kemi takime per fushatën. Kot! Ne qe mblidhemi jemi po të njejtet cdo ditë. Ska ardhje të reja. Ne jemi ne presion dhe marrim ne vehte edhe familjarët, per tu dukur shumë. Na ka zënë halli. Ata duan të bëjnë fushatë me presione me vendin e punës dhe bukën e gojës së fëmijve tanë. Me vjen dhe dikush qe akoma se e ka kuptuar që PS jo vetem ktu ka maru komplet. Se kuptoj Pse na mbledhin. Kanë frikë se as ne nuk e votojmë. Kaq kisha. Anonim ju lutem se pastaj dolem ne rrugë”, thuhet në mesazh.

Mjafton ky zë për të kuptuar presionin që ka administrata për te marrë pjesë ne fushatë dhe votuar Partinë Socialiste dhe kandidatin e saj.

Ajo që nuk mund të dihet dhe parashikohet është se deri Kur do vazhdojë ky presion dhe sa do e perballojë administrata përpara se të marrë edhe ajo rrugën e emigrimit.

Kjo situatë tregon se administrata e Kavajës qendrore dhe vendore punon me 2 turne, një punë publike dhe një politike.
Nga: Kavaja.Net