Një linjë tensioni në zonën e Laprakës në Tiranë ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne pranë “Shkollës” 9-vjeçare “Ahmet Gashi”.
Në videon e siguruar nga Gazetari Kelment Baçi shihen momente kur kabulli elektrik 220 volt merr flakë ndërsa dëgjohen të thirrurat e fëmijëve që kishin dalë në oborrin e shkollës.
Ndërkohë gazetari i “Panorama” Kelment Baçi mëson se për efekt sigurie shkolla ka nisur evakuimin e nxënësve.
Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por stafi i shkollës është alarmuar.
Menjëherë kanë mbërritur policia ndërsa OSSHE ka ndërprerë energjinë elektrike.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.01.2022, rreth orës 11:00, në Laprakë, jashtë rrethimit të shkollës “Ahmet Gashi”, në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e OSHEE-së, të cilat po merren me riparimin e saj./ Gazeta Panorama
VIDEO 👇