Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta në lidhje me bashkitë, që kanë mbetur pa kryetar. Në shkresë thuhet se tre janë bashkitë ku janë krijuar vakancat, ajo e Vorës, Shkodrës dhe Dibrës.
Ndërsa për rastet e tjera, te vakancave të krijuara në Lushnje, Rrogozhinë dhe Durrës KQZ thote se nuk ka marrë asnjë informacion.
“KQZ ka shpallur të pavlefshme dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryetarit të bashkisë Vorë, Agim Kajmaku. Valdrin Pjetri, kandidati fitues për kryetar i bashkisë Shkodër, para marrjes së detyrës ka vënë në dijeni KQZ për dhënien e dorëheqjes nga marrja e detyrës. Zoti Dionis Imeraj, kryetari i bashkisë Dibër ka depozituar pranë KQZ dokumentacionin e kandidimit si deputet për zgjedhjet e Kuvendit të datës 25 prill 2021, pjesë e të cilës është edhe kërkesa e tij për dorëheqjen për shkak të kandidimit”, thuhet në shkresën e KQZ.
Bashkitë që kanë mbetur pa kryetar
1- Bashkia e Shkodrës – Valdrin Pjetri u prek nga ligji i dekriminalizimit.
2- Bashkia e Vorës – Agim Kajmaku, po ashtu “u dogj” nga dekriminalizmi.
3- Bashkia e Durrësit – Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit.
4- Bashkia e Rrogozhinës – Pasi kryetari Haxhi Memolla ndërroi jetë.
5- Bashkia e Dibrës – Dionis Ymeri la postin për të kandiduar si deputet.
6 – Bashkia e Lushnjës – Fatos Tushe u shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit për korrupsion.
CFARE INFORMACIONE KERKOI PRESIDENTI META
Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore, në të cilat përtgjatë kësaj periudhe 30 qershor – Janar 2022 sipas informacioneve dhe vlerësimit tuaj Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.
Presidenti po ashtu thotë se “ky informacion duhet të jetë i saktë dhe i plotë dhe me të dhënat e nevojshme si dhe të përcillet sa më shpejt”. /Panorama.al