Deputeti i PD publikon fotot: Mes varfërisë familja nga Librazhdi mban ende foton e diktatorit Enver Hoxha

Duke sjellë realitetin e varfërisë në fshatrat shqiptare, deputeti i PD Lefter Gështenja tregon edhe për një familje që jeton mes skamjes pak larg nga Librazhdi.

Deputeti demokrat është gjendur përballë një situate të vështirë, por që dramatike e ka bërë një foto e varur në murin që ishte gati të shembej e diktatorit Enver Hoxha.

Për deputetin Gështenja ky është një shembull tipik kur varfëria e njerzve vjen nga hajdutëria e qeverisë.

Mesazhi i Plotë

Mos e beso po deshe!

Kur sundon dhe nuk qeveris, atëhere përballesh me këtë realitet të trishtë vetëm 3 kilometra nga qyteti i Librazhdit, sot datë 29.01.2023!

Mes varfërisë së skajshme, ku jetohet në kushte mesjetare, vazhdon e mbahet në mur ende ish diktatori.

Ky realitet tragjik duhet të na motivojë më shumë për të bindur shqiptarët se varfëria dhe padituria na vjen nga hajdutëria e qeveritarëve.