Një i ri nga Kavaja është arrestuar nga policia pasi akuzet për 3 vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për 35-vjeçarin me inicialet S. C. pasi tentoi të fuste një shumë prej 33 000 eurosh, pa i deklaruar në Portin e Durrësit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të RSH, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 euro, të padeklaruara. Arerstimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.”, thuhet në njoftimin e policisë.