Kryetari i Partisë Demokratike Kavajë Hysen Kadiu i ka bërë thirrje qytetarëve t’i dalim për Zot Kavajës duke i thënë Sot babëzizë, abuzimit dhe korrupsionit më 14 Maj.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kadiu akuzon kryetarin e Bashkisë Redjan Krali dhe Partinë Socialiste se po e perdor pushtetin për qëllime elektorale duke shkelur ligjin dhe kodin zgjedhor për ndalimet.
Sipas shprehjes “I mbytur të mbyt” Kadiu thotë Bashkia ka nisur punësimet fiktive në shkelje të ligjit duke bërë prokurime të panevojshme në një periudhë të ndaluar.
Mesazhi i Plotë:
Bashkia Kavajë në drejtimin e së majtës e ka kthyer qytetin në një mekanizëm elektoral që po shkel me të dyja këmbët ligjin zgjedhor.
Është e qartë që fryma për ndryshim ndjehet në çdo ambjent të Kavajës, përflitet në çdo grup shoqëror dhe në çdo familje. Proçesi është i pandalshëm, prandaj në këto rrethana të mbyturit po mundohen të pluskojnë duke tërhequr përposht e duke sakrifikuar në rradhë të parë administratën dhe çdo bashkëpunëtor.
“I mbyturi të mbyt” thotë populli, kështu me filozofinë e kurbanit dhe mishit për top, Bashkia Kavajë po thyen ligjin zgjedhor me prokurime e tenderime, me punime e punësime fiktive.
Administrata duhet të mos bëhet kurban e një njeriu në ikje. Kujt i delegohet firma dhe përgjegjësia le të bëj një hap mbrapa e mos të marrë përsipër barrën e përgjegjësive ligjore. Ne do të jemi në ballë të ruajtjes së ligjshmërisë së proçesit, duke denoncuar çdo rast parregullsie dhe shkelje të ligjit. Prandaj sa më larg një të mbyturi që është në ikje, sepse po kërkon të tërheq në thellësitë e dështimit të tij çdo zyrtar të ndershëm.
Së fundi kemi parë që sipërmarrja e babëzisë me Kryeministrin në krye është në ditët e saj më të këqija. Varka e rilindjes po fut ujë nga të gjitha anët, disa janë duke u fundosur, të tjerë janë duke e braktisur atë. Afera e korrupsionit të zyrtarëve të FBI e ka kthyer sektin që na qeveris kundër SHBA-ve. Prandaj halli i fundit i Kryeministrit në këto kohë është të mbrojë të babëziturit e Bashkisë Kavajë, për të mos thënë që Partia Socialiste ka kohë që ka heq dorë nga kryetari aktual, duke e konsideruar atë një humbës të sigurt.
Nga ligji nuk ka kush ju mbron më askush. Prandaj administrata e Bashkisë Kavajë duhet të rrijë e qetë, të bëj punën me devotshmëri dhe ndershmëri deri sa i mbyturi që kërkon ti marrë me vete e ti fundos të zëvendësohet nga shpresa dhe e ardhmja.