Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së një 24 vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë.
Policia bën të ditur se viktima me iniciale S.T. duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë mga rruga.
Si pasojë e plagëve të marra i riu ka ndërruar jetë.
Njoftimi policisë:
Bulqizë/informacion paraprak
Në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, shtetasi S.T., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat-punto’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.