Shirat e 24 orëve të fundit sollën përmbytje në pjesën më të madhe të vendit veçanërisht në zonat veriore. Nga ana tjetër Korporata Elektro-energjitike Shqiptare njoftoi se në këto kushte ka hapur kaskadën e Drinit duke shkarkuar 30% të sasisë ujore në pamundësi për ta shfrytëzuar për rezerva energjetike aq të nevojshme në këtë kohë krize.
Edhe pse reshjet e shiut kanë rritur nivelin e ujit në kaskadë, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare vazhdon të blejë energji elektrike. Në tenderin e fundit për periudhën 14-20 Nëntor 2022, KESH ka blerë një sasi energjie prej 42,504 MWH me një çmim prej 228.32 euro MWH. Pra KESH blen energji nga jashtë me çmime të kripura dhe në të njëjtën kohë derdh miliona euro në det përmes shkarkimit të ujit nga digat e hidrocentraleve.