Ky është Shkëlzen Velaj i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar në Vlorë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “24 Maji”, ku në rrethana të paqarta u qëllua me kallashnikov drejt tij. Velaj u ekzekutua nga disa persona, të cilët më pas u larguan me një automjet dhe e dogjën këtë të fundit vetëm pak minuta pas ngjarjes.
Në lidhje me këtë ngjarje ende nuk ka asnjë person të arrestuar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur Vlorën sërish.
Ndërsa kujtojmë se Shkëlzen Velaj është vëllai i Ardi Velaj, viktimës së masakrës së Coles në 7 prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.