QEMAL GRAVARDARI, “motori diesel” i Beses
Sektori i Sporteve- Bashkia Kavajë
Lojtare me fizik “robust” si QEMAL GRAVARDARI i vijne rralle Beses se Kavajes. Per 16 vite ne fushe, jo thjesht si nje futbollist dhe titullar i formacionit, por i shndrruar ne “motor diesel” ne mesfushe, Qemal Gavardari e mori kete epitet sepse per shume, (thuajse me teper se gjysmen e karieres se tij nisur me 1952 e mbyllur me 1968), kishte qene edhe kapiten. Por mjaft autoritar. I respektuar nga te gjithe. Dikur, jo si tani, shiriti peshonte shume me teper. Menyra e lojes qe Qemali aplikonte ne fushe sistematikisht, kishte ne themel qendrueshmerine dhe rezistencen fizike.
Tjeter element ishte shpjetesia e shkathtesia me te cilen Gravardari u be i famshem ne “xhirimin” qe i bente topit. Ne vend e ne levizje. Pa folur per shutin “silure” dhe mbi te gjitha per vizionin e shperndarjes se lojes sa ne nje krah ne tjetrin e mbi te gjitha kryqezimin dhe shfrytezimin e topave te kthyer nga prapavija kundershtare ku me goditjet “rrufe”e plot klas i shndrronte ne gola me gjuajtje nga distanca.
“Ndizej e nuk fikej kurre ne fushe”. Ishte “motor diesel”
Tamam si “tank”. Me fuqi gati te “mbinatyrshme”. Qe, dilte pertej kapacitetit te nje futbollisti mbi nivelin e zakonshem. Qemal Gravardari dukej sikur vepronte gjithnje si “motor diesel”, Kete epitet ja vune ata qe adhuronin. Emadje,defreheshin ne ndeshje aq shume me Besen e Kavajes. Ishte fundi i viteve 1950-te dhe fillimi i viteve ‘60-te. “Besa” e Kavajes kishte nje futboll klasi dhe me lojtare po te tille te cilet terhiqninshume vemendjen e sportdashesve kudo neper Shqiperi. Ne mode ne jeten e perditshme ne kete periudhe, kishin hyre disa makina transporti, qe per kohen ishin te pakta dhe qe kishin “motor diesel”.
Kapiteni Gravardari te “Besa”, futbollisti e mesfushori me loje shume terheqese e kreative, e mori kete epitet aspak rastesisht. E krahasonin me motorin e nje makine aq me fame dikur, prej menyres se lojes, shpejtesise dhe shkathtesise, qendrueshmerise dhe rezistences. Madje keto tipare ishin aq te kultivuara sa Qemali ne fushe vepronte me “kod”.
Thuajse sa “hap e mbyll syte” bente mrekullira per skuadren dhe “bema” te paevitushme per kundershtaret. Ne aspektin psikologjik ka qene nje lloj “gjenerali”. Sepse pakkush si Qemali demostronte force e karakter aq te larte sportiv ne dyluftime dhe ne manovrem mesymese dhe mbrojtese. Ne fushen e lojes Qemali “ndizej e nuk fikej kurre” dhe motoja e tij ishte te dilte gjithnje ngadhnjimtar. Kete lajtmotiv e ka patur udherrefyes edhe per shoket e skuadres qe ndjeheshin krenare qe kishin ne skuader nje lojtar e nje kapiten qe “calltiste” pa pushim duke shkelur cdo cep te fushes.
Pasonte dhe driblonte, oragnizonte aksionet plot fantazi. Menaxhonte manovren me intuite impresionuese, goditese e finalizuese. Shenonte nga cdo pozicion dhe ngrinte peshe emocionet e entuziasmin e sportdashesve kavajas. Ata e adhuronin se sherbente me pasion te jashtezakonshem duke vene tere potencialin e tij sportiv e njerezor ne sherbim te skuadres.
Tregojne jo me kot edhe sot per Qemalin se: “kembet i kishte te regjura”, te bera posacerisht per futboll. Cdo gje niste nga pergjegjesia per stervitjen dhe merte konkretizim ne ndeshje, te cdo karakteri qe te ishin. Impenjohej fort e me shume pergjegjshmeri, cilesi keto qe i persosi vazhdimisht.
Me Kombetaren, por atehere luheshin pak ndeshje.
Qemal Gravardari pati fatin te grumbullohej ne Kombetaren kuqezi te Shqiperise. Kjo sepse fillimisht kishte spikatur vertete shume ne disa ndeshje nderkombetare qe kishte luajtur me pare me Dinamon e Tiranes qe perfaqesonte atehere Ministrine e Brendshme po dhe Besen e Kavajes.
I kerkonin sherbimet e Gravardarit sepse ne fushe qe bere nje personalitet i madh vetem nga puna e sakrificat e larta qe derdhte pa kursim.
Fati i keq ishte se koha kur Gravardari qe ne Kombetare, ishte me “keqija” ngaqe prej prishjes se mardhenieve diplomatike te shtetit tone me shume vende, edhe te Lindjes, sepse per ato te perendimit as qe behej fjale (ne fund te fundit i tille ishte sistemi), ndeshjet e futbollit edhe ne nivel kombetar gati u quajtjen “te harruara”.
Ndonese u luajten disa miqesore duke pertshtatur apo huazuar madje ekipi kombetar emra te cuditshem si “Kombetarja e Tiranes”, “Seleksioni Kombetar”, etj. dhe luante me shume se sa me Kombetaret homologe te shteteve te ndryshme, qofshin keto ne nivel rajonal, po me teper me skuadra te vendeve te ndryshme qe vinin per turne miqesore ne vendin tone. Gravardari edhe pse ne keto takime, te quajtura me “format te vogel”, kishte shkelqyer vazhdimisht.
Besimtar Musliman teper i devotshem dhe… emri “HAXHI”.
Qemal Gravardari fale nje pasioni te jashtezakonshemnjihej ne Kavaje edhe si nje besimtar nder me fanatiket e fese muslimane. Pertej te gjitha epiteteve nxitese dhe frymezuese qe ka mbajtur ne karieren e tij te gjate si ish-futbollist dhe ish-trainer, edhe per respektin fetar, Qemali ishte aq i perkushtuar sa zgjodhi te kryente edhe “peligrinazhin” e Haxhit, atje ne Meken e bekuar. Por kete gje e kishte pare gjithnje si detyrimin e pare te azhornimit te vet fetar.
E kishte shpalosur edhe si nje detyrim madhor, pertej shume e shume obligimeve te tjera ne jete qe i kishte permbushur me nje disipline si pakkush tjeter. Korrekt dhe me nje sjelle shembullore punetor i palodhur, kudo ne familje, ne sport, ne shoqeri, ne cdo vend pune Qemal Gravardari la gjurme te pashlyera.
Po keshtu dhe ne mardheniet e komunimkimin me njerezit ne Kavaje e jo vetem. Jeta e Qemal Gravardarit thene troc, eshte me shume se nje “liber” me vete shembullin dhe vlerat e pakontestueshme ne cdo etape. Nje tjeter kuriozitet per Qemalin eshte fakti se kishte luajtur shume ndeshje me agjerim ne goje sepse qellonin ne periudhen e muajit te Madhnueshem te Ramazanit, por nuk e ndjente aspak kete prej fizikut te tij robust.
Manifestonte ne fushe nje shpirt te paepur te luftes sportive burrerore, per ti sherbyer bestyteni absolute e devocion te pashoq fanelles se Beses. Ndaj dhe emrin “Haxhi” qe kishte mare se fundmi kur pati dale ne pension (pasi u kthye nga Meka), e konsideronte si “perkedheljen” me te madhe prej kujtdo. Nga familjaret, te afermit, miqte e shoket qe e shihnin se Qemal Gravardari, ashtu me nje natyrshmeri fantastike te sjelljeve, quhej nje njeri “babaxhan” dhe me zemer te madhe.
Gravardari ne vleresimin e shokeve dhe tifozeve kavajas
Ka qene dhe mbetet unanim edhe sot mendimi qe kane te gjithe ne Kavaje per kontributin e madh qe ka dhene mesfushori me tipare sulmuese Qemal Gravardari. Cmohet ende si nje futbollist i shkelqyer me performance loje spikatese. Gravardari fizikisht mund te konsiderohej nje “tank” e per kete opinionin e percillnin dhe e perforconin kudo ku flitej per futboll shume prej bashkohesve te tij si Vasip Alushi, Vaid Cara, Alush dhe Sadik Merhori, Demir Karriqi, tre ish-portieret e famshem Qemal Vogli, Sulejman Maliqati e Shefqet Topi, vellezerit Selim dhe Esat Gjoci, Haziz Bejtaga, Tahir Daja,Andon Simaku, Ali Felahi, Saje Mahmudaj, Dhimiter Dimroci, Xhavit Daiu, Seid Lilamani, Mirjan Piku, Muhamed Kuci, Ali Karriqi, Thabit Rexha, Nazmi Maxhuni, Agim Dizdari, Mustafa Saraci, Muharrem Karriqi, Zenel Kashami, etj. ndersa Hasan Germani shton se pervec detyres se kapitenit qe e ushtronte me shume autoritet, Gravardari me keshillat e tij ndihmuese e mbeshtetese per cdo futbollist, i sherbente mjaft ekipit ne stervitje, por sidomos neper ndeshje, sepse ishin keshilla qe “ecnin” paralelisht me ato te trainereve. Prandaj tifozet kavajas, kudo ku luante Besa, sic na fliste shpesh ish-kryetari i shoqates se tifozeve Gani Shtini (ndare nga jeta pak kohe me pare), Gravardarin e kishin idhullin e tyre.
Futbolldashesit e mrekullueshem kavajas nuk rresheten asnjehere se duartrokituri teksa e vleresonin dhe respektonin per gjithcka qe jepte ne fushe, kapitenin Qemal Gravardari i cili, u be shume i famshem ne Kavaje dhe jo vetem ngaqe punoi e veproi duke sakrifikuar gjithcka nga rinia e tij.
Familja e madhe GRAVARDARI, simbol qytetarie
Qemal Gravardari dhe zonja e tij Makbule kane trashigimtare 4 (kater) femije. Nje djale Idrizi, dhe 3 (tre) vajza Fatime, Myzejen dhe Luljeta. Vetem Myzejeni jeton prej shume vitesh ne Gjermani. Ndersa gjithe pjestaret e tjere jane ne Shqiperi (qytetin e tyre Kavaje) e madje zanat me te preferuar kane tregetine. Qemali e thoshte shpesh dikur shprehjen e bukur dhe kuptimplote se ky zanat (Tregetia) eshte e tille qe…“po s’rodhi, do pikoje”.
Idrizi, djali i vetem i Qemalit ka krenarine te “mburret” sepse sepse ia ka vene emrin Qemal djalit te tij te dyte. Duke vijuar keshtu egzistenca “Qemal Junior” me djalin e Idrizit. Djali tjeter, ose nipi nr.1 quhet Erjon. Pasi ka mbaruar shkollen e mesme Erjoni, ka zgjedhur te jetoje ne shtetin fqinje Itali. Si Idrizi, ashtu dhe Qemali (Junior) kane te vecanten se kane luajtur futboll me fanellen e Beses deri te mosha U-19 e te Rinjeve.
Vec dy djemeve Idrizi eshte baba edhe i dy vajzave Megi dhe Suada qe kane mbaruar shkollat e Larta. Megi per Anglisht dhe Suada per Ceshtjet Sociale. Qemali te tre vajzat i ka rregulluar me se miri. E madhja quhet Fatime e cila sebashku me bashkeshortin e saj, kane si zanat tregetine. Fatimja ka 2 (dy) vajza. E para ka bashkeshort ish-futbollistin e Beses Bruno Okshtuni.
Ky cift shembullor ka nje vajze te vogel, ende pa hyre ne shkolle. Ajo ka emrin e bukur Jana. Vajza tjeter e Fatimes quhet Klajda. Ajo ka mbaruar studimet e Larta dhe pret te filloje pune se shpejti. Vajza e dyte e Qemal Gravardarit quhet Myzejen. Jeton ne Gjermani prej mbi dy dekadash. Ka dy vajza qe quhen Marcela dhe Mishel, te cilat kane mbaruar shkollat e Larta ne kete shtet ne deget Ekonomi dhe Jurisprudence. Punojne e jetojne aktualisht ne Gjermani. Vajza e trete Luljeta ka bashekeshort Bashkim Tefericin. Te kjo familje dallojne tre djem dhe nje vajze. Njeri nga djemte eshte Redi.
Ai tashme njihet si nje nder futbollistet (sulmues qe shkelqen te ekipi U-15 “Besa” dhe eshte thirrur ne disa grumbullime te Kombetares se Shqiperise per kete grupmoshe). Thene troc. Eshte nje talent absolut qe pritet te riperterije denjesisht vlerat sportive te familjes Gravardari. Olsi, djali i dyte, ka luajtur deri me U-19 Besa ndersa djali tjeter Bajrami ka mbaruar studimet per degen e teknologjise se kohes moderne qe quhet Ajti.
Vajza e vetme e Luljetes (Dorina) pas mbarimit te Univesristetit punon aktualisht ne Zyren e BE te Bashkise Kavaje. Familja e madhe Gravardari dallon edhe per shume niper e mbesa. Te cilet jane shndrruar ne simbol qytetarie per Kavajen. Konkretisht zonja shume e nderuar Valbona Karkini (mbesa e Qemalit) eshte sot ne postin e Nenkryetares se Bashkise se Qytetit ku jep kontributin e saj me intelektualizem spikates dhe vecanerisht ne forumin e grave te qytetit ku ka sjelle dimnsionin e duhur te gjithckaje ne sherbim te qytetit te saj.
Jane edhe Ervis Gravardari ne pozicionin e pergjegjesit te zyres antikorrupsion ne Bashki, sikurse Xhaferri, nipi tjeter, qe ka mare emrin e gjyshit te tij (vellajit te Qemalit). Keta jane dy djemte e Fatmirit qe eshte nip i familjes Gravardari. Familja Gravardari, sic del nga kjo rezyme, eshte shtrire dhe zgjeruar ndjeshem. Duhet thene me krenari se eshte sot ne Kavaje model qytetarie nga cdo kendveshtrim.
Trekendeshi i merituar i cmimeve te fituara.
Nga kariera e gjate si ish-futbollist dhe ish-trainer i shquar per punen, pasionin e rendimentin sportiv, Qemal Gravardari ka fituar disa cmime te rendesishme, pa pasur nevoje per “haterllek”.
Pra me rezultate e devotshmeri qe vetem nje mjeshter si Ai (Qemal Gravardari), dine t’i arrijne cmimet ne menyrwe shumedismensionale. Konkretisht ka titujt “Mjeshter i Merituar i Sportit”, “Nderi i Sportit Shqiptar” dhe “Qytetar Nderi” i Kavajes. Eshte bere keshtu ne menyren me te merituar, pjese e nje trekendeshi vleresues per nivelin e larte sportiv dhe qytetar, duke treguar denjesisht jo thjesht vlerat individuale, por nderin dhe krenarin e Kavajes prej kontributeve te medha.
Nje intrviste qe… nuk u realizua kurre
Mbeti ne tentative rrefimi i premtuar nga Qemal Gravardari per nje interviste te zgjeruar te jetes e karires se tij sportive. Kjo sepse Ai, ndonese ne moshe 84 vjecare, u nda nga jeta ne menyre shume te papritur. Lamtumira e mjeshtrit madje u perjetua si nje dite zie per mbare Kavajen sportive, qytetin e traditave te mrekullueshme.
Ishte e pabesueshme, e trishte, shume e trishte madje, menyre se si nje mjeshter i madh i futbollit kavajas ndrroi jete aq befasisht, Ai qe ne karieren e tij te gjate me fizikun e tij nuk ta krijonte kurre pershtypjen se i kishte “trokitur vdekja”. Une e kisha takuar disa dite para ketij lajmi te kobshem dhe ai me noblesen qe e karakterizonte, si nje burre me shume se finsnik, me miresjellje spikatese, me premtoi nje rrefim ne formen e intervistes por qe … nuk u realizua kurre.
Nje rrefim qe mbeti ne tentative. Kur meson rrethanat e vdekjse se Qemalit nuk e beson ngjarjen. Shkoi ne Spitalin e Durresit ku ishte e shtruar bashkeshortja e tij Makbule. Qemali nuk kishte mundur te perballonte dhimbjen per te. Eshte goditur ne ate menyre qe nje trompoze e ka “gozhduar” edhe ne vend Qemalin e forte. Gjendja e tij u perkeqesua deri ne ate pike se nuk i rezistoi dot …vdekjes.
Faktikisht u shtrua dhe ai ne spital, ashtu papritur e pakujtuar. Me bindjen per t’u sheruar. Por me kot. Nuk arriti te ja dale. Keshtu nga intervista e premtuar mbeti mangurt pergjithnje kjo bisede tanime “imagjinare”. Por ja erdhi momenti qe kete histori ta zbardhim. Ndonese kane kaluar me shume se 5 vite. Edhe keshtu, (Pas Vdekjes), Qemal Gravardarin eshte pak ta quash futbollist Simbol. Nje mjeshter qe Kavaja e traditave te medha futbollistike do ta mbaje Qemal Gravardanin perjetesisht ne panteonin e “yjeve te pavdekshem”. Atyre “yjeve” qe… nuk do te shuhen kurre…
Skeda: QEMAL GRAVARDARI
Datlindja: 22.09.1932
Shtatlartesia: 181 cm
Pozicioni: Mesfushor qendre
Numri i fanelles: 8 (tete)
Kariera si futbollist: 1952-1954 Besa e Kavajes, 1954-1956 Dinamo Tirane, 1956-1968 Besa Kavaje
Ndeshje gjithsej ne kampionate elitare: 288
Gola vetem ne kampionatet elitare: 47
Me Kombetaren: nga Vitit 1961-1964
Cmime te fituara: “Mjeshter i Merituar i Sportit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Qytetar Nderi” i Kavajes.
Pergatiti: FATMIR EFICA
(Falenderojme familjen Gravardari per fotot qe po publikojme).