5 Maji, Deputeti Etjen Xhafaj në cerenoninë e përkujtimit të Kajo Karafilit

Deputeti i PS Etjen Xhafaj ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore në ditën e dëshmorëve të atdheut pranë memorialit të Kajo Karafilit.

Mesazhi i Deputetit Xhafaj:

Në Kavajë📍 te monumenti i Kajo Karafilit së bashku me pasardhësit e veteranëve dhe qytetarë të Kavajës. 

Sakrifica e heronjve që dhanë jetën për lirinë, në ditën më të errët të botës, duhet të jetë një frymëzim për të gjithë brezat në këtë kohë të vështirë, kur retë e luftës në Europë po duken sërish. 

Shumë mirënjohës të rinjve e të rejave që na u bashkuan në këto homazhe! Historia nëse nuk kujtohet e mësohet është e destinuar të përsëritet, ndaj është detyrë e përgjegjësi të mos harrojmë! 

Qofshin të paharruar!