Deputeti i Partisë demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas bllokimit të rrugës së Arbrit si pasojë e reshjeve të shiut, në ditën e parë pas hapjes së saj.
Me anë të një postimi në Facebook, deputeti demokrat ka publikuar një shkresë të Kuvendit të Shqipërisë ku bëhet me dije se kontrata e këtij projekti arrin në 330 miliard lekë pa TVSH, ku sipas Salianjit, është 3 herë më shumë se tenderimi fillestar.
Gjithashtu në këtë shkresë, afati i përfundimit të punimeve është muaji prill 2022, ndërkohë që ajo është inauguruar 5 muaj përpara.
Deputeti Ervin Salianji shkruan se në një kohë që qytetarët qëndrojnë në mes të ftohtit, e vërteta është që në 8 vite, Rama nuk ka përfunduar asnjë rrugë të vetme.
Postimi i Ervin Salianjit:
Propoganda dhe injektimi i të pavërtetave metoda e Ramës për të mbuluar dështimet! Me shume se 330 miliard lek përveç TVSh thuajse 3 herë më shumë se tenderimi fillestar, 5 muaj para përfundimit të punimeve që me siguri sdihet sa do zgjasë Rruga e Arbrit bllokohet që ditën e parë duke çarë daullet e qeverise! Dhjetra qytetarë qendrojnë mes borës dhe ngricës ndërkohë që e verteta është qe në 8 vite Rama nuk ka përfunduar asnjë rrugë të vetme!