Alen Sherri është prezantuar te Cagliari, me portierin shqiptar që nis kështu një aventurë të re në Serie A. Një hap i rëndësishëm në karrierën e 26-vjeçarit, i cili me italianët ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, ku do të mbaj veshur fanellën e Cagliarit deri në qershor të vitit 2027.
Gardiani i portës largohet nga Egnatia si kampion, ku me rrogozhinasit ia doli të fitojë titullin dhe Kupën e Shqipërisë. Sigurisht nga ky transferim ka mbushur “arkat” edhe klubi rrogozhinas.
Kështu me kalimin e Sherrit në Serie A, plot 300 mijë euro kanë shkuar në arkat e rrogozhinasve. Por jo vetëm kaq, pasi Agim Demrozi ka mbajtur edhe një përqindje të kartonit të lojtarit. 10% e kartonit të lojtarit është mbajtur nga kreu i Egnatias, që në rast se Cagliari do të rishesë Sherrin në të ardhmen, atëherë klubi rrogozhinasit do të përfitonte sërish nga kampioni i tyre.