Me thirrjen e rinisë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar 30-vjetorin e lëvizjes së dhjetorit.
Përmes një statusi në “Facebook”, Basha shprehet se 30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan historinë e Shqipërisë njëherë e mirë.
Në këtë 30-vjetor, Basha thekso se duhet të nderojmë ata heronj, duke bërë realitet ëndrrën e kahershme të rinisë shqiptare, të bëjmë Shqipërinë si Europa.
Postimi i liderit të PD-së Lulzim Basha:
E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
Kjo ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit.
E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë. Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut – dhe fituan.
Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa!