28 vjeçari nga Kavaja vret veten brenda Komisariatit, ishte ndaluar sot nga policia (EMRI)

Një 28-vjeçar i ka dhënë fund jetës në ambientet e komisariatit të policisë në Kavajë. 

Kavaja.Net ka mësuar se Ilvi Stameta ka vrarë veten, ndërsa ai sot ishte ndaluar nga policia.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se i riu ishte ndaluar nga policia sot rreth orës 14:00 dhe ndodhej në ambientet e komisariatit.

Ilvi Meta ishte ndaluar nga uniformat blu pasi dyshohet për veprën penale të vjedhjes.

Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ku i riu i dha fund jetës.