26 Marsi, Redjan Krali: Përulemi me nderim guximit të atyre që dolën kundër sistemit

Bashkia e Kavajës ka përkujtuar sot 30 vjetorin e demostratës së parë antikomuniste në Kavajë, 1 ditë pas ngjarjeve në stadiumin Besa, në ndeshnjen me Partizanin. 

Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali, përmes një ceremonie të kushtëzuar nga masat kufizuese të Pandemisë, ka vendosur buqeta me lule në bustin e dëshmorit të Demokracisë Josif Budo.

Wood Flavour

Në mesazhin e tij, Redjan Krali thotë se çdo 26 Mars ne përulemi me nderim përpara guximit të atyre që dolën kundër sistemit. 

Mesazhi i Redjan Krali: 

“Në çdo 26-mars, Kavaja do ti përulet me nderim e krenari, guximit të atyre djemve plot kurajo që dolën kundra sistemit të egër diktatorial dhe sollën për Kavajën e gjithë Shqipërinë, “Pranverën e bukur të Lirisë””

Kavaja.Net