23 VITE NGA RËNIA E INDRIT CARA, DËSHMORI I KAVAJËS DHE KOMBIT

23 VITE NGA RËNIA E INDRIT CARA, DËSHMORI I KAVAJËS DHE KOMBIT❗️

Ushtar Kavaja do mbetet gjithmonë në zemrat e çdo Kavajasi! 

Nëse e pyet Lulëzim Caren nga Kavaja për të birin, atij nuk i shpëtojnë lotët. Por, në të njëjtën kohë edhe krenohet me të. Vepra e Indritit të mbetur në fushën e betejës në Kosovë, tashmë nuk i përket vetem atij, por gjithë kombit tonë. 

Indriti shkoi me qëllimin e vetëm clirimin e trojeve shqiptare nga serbet dhe atje ra deshmor. La Angline ku punonte prej vitesh si emigrant. La punen dhe nje kurs per kompjutera, për kombin i la te gjitha, edhe jeten. Babai i tij nis te tregoje historine e Indrit Cares, djaloshit 28 vjecar nga Kavaja qe ne mars te vitit 1999 dha jeten per çlirimin e Kosoves.

Djaloshi nga Kavaja enderronte te behej mjek. Por kushtet jo te favorshme ekonomike e pengojne endrren e tij. Vazhdon shkollen “Skenderbej” dhe pas viteve ’90 nis udhen e larget te kurbetit ne Londer. 

Vetem 28 vjec Indrit Cara “braktis” kryeqytetin e Anglise, per t’u reshtuar ne rradhet e UCK-se, ku dhe bie mes plumbave te zi te serbit. Me 26 janar 1999 pret nje bilete avioni per t’u kthyer ne Kavaje e me pas ne Kosove. 

Arti ushtarak i mesuar ne shkollen “Skenderbej” e ndihmon ate qe te stervis djemte e Kosoves qe ishin ne Londer. Ketu kish dhe grupe te UCK-se. Ne aeroportin e Londres Indriti takon rastesisht gjeneral Alfred Moisiun dhe ushtarakun Agim Bino, te dy perfaqesues te shoqates Euroatlantike. 

Gjeneralit i bie ne sy Indriti me trupin e gjate e veshtrimin e embel e te thelle, qe fliste shqip.

-Me falni, nga c’vend jeni? – e pyet gjeneral Moisiu.

-Nga Shqiperia, pergjigjet i shpenguar 28 vjecari.

-Nga te folurit dukesh si nga Shqiperia e Mesme, ben pyetjen retorike serish gjenerali.

-Po jam nga Kavaja, thote Indriti, djali i Lulezim Cares. Duke pritur te niseshin per ne Shqiperi, gjenerali e pyet per lidhjen e tij me doktor Caren. Demir Cara, xhaxhai i Indritit, kish sjelle i pari aparatin kardiologjik ne Shqiperi.

Kete here Indriti flet dhe me i emocionuar, tek i permend gjenerali emrin e xhaxhait te tij, pasi enderronte te behet si ai doktor. Por mundesite ekonomike, tregon i ati i Indritit, nuk qene, qe te realizohej kjo deshire e madhe, qe u mbeti peng prinderve te tij. “Atehere ishim pa shtepi, vetem me nje dhome e aneks”, kujton me ze te dridhur i ati.

Keshtu qe djali i tyre u detyrua te vazhdonte shkollen “Skenderbej”. Por dhe njohurite e marra ne shkollen ushtarake do ta ndihmonin djaloshin nga Kavaja qe t’u mesonte “artin e luftes kunder serbeve qe bene masakra te percudnuara ne Kosove, duke e mbushur ate me varre masive.

Braktisja e Londres 

Ai do te linte pas Londren, punen si kamarier ne nje nga lokalet e saj moderne dhe kursin dyvjecar per kompjuter per te shkuar ne Kosove, ku vazhdonte lufta. Ka qene ora 21.00, kur ai eshte kthyer ne shtepizen e tij permes eres se ftohte te fundjanarit. Ne ishim te tezja e Indritit, tregon i ati Lulezim Cara. Sapo ishim ulur, kur bie telefoni i komshies Tina. Tina lajmeron tezen e djaloshit duke i thene:

-Lajmero Lulin e Xhemailen te vijne shpejt se ka ardhur Indriti. Nuk kish drita ne pallatin e Lulezim Cares, por fqinjet kishin ndezur qirinjte dhe me to ne duar e ftonin te futej brenda.

-Kishin dale te gjithe fqinjet, kujton i ati Lulezimi. Sa me pa mu hodh ne qafe e me tha: – Erdhe, o ba! 

Fqinjet e katit te dyte shihnin djalin e bere burre dhe thonin: 

-Po ky qenka si engjell! 

Pasi u larguan fqinjet, kujton e ema Xhemaile, na tha se kish ardhur ne Shqiperi me tre gazetare angleze. Me ta do te shkonte ne Tropoje dhe ne Maqedoni.

 -Nuk do rrime me shume se 21 dite, do na thoshte. Pastaj do te shkojme ne Spanje e nga Spanja ne Angli. Te nesermen u nisen drejt Tropojes. Pasi mberrin atje, njofton tezen e tij ne telefon. Kalojne 15 ditet e para te shkurtit kur zeri i tij le nje mesazh prekes permes linjave te largeta:

-Mami mos u beni merak per mua!

Ne telefonatat qe bente, kur ishte ne Londer na porosiste: -Mer dergoni nje flamur shqiptar.

Kete e kujton djali i tezes se tij Edmond Kurti. 

Pasi na porositi dy-tre here, thote Mondi, ne ia cuam me poste ne Angli flamurin e kuq me shqiponjen dykrenare, simbol i nje stoicizmi te kahershem neper motet e trazuara me re e klithma lufte kunder armiqve qe i suleshin ketij vendi.

Ku bie Drenica? 

Para se te nisej per ne Kosove, (prinderit nuk e dinin ne fillim kete “itinerar te tij), Indriti kish pyetur te atin se ku bie Drenica! Por kurre nuk e kish kuptuar ne ate moment arsyen e kesaj pyetje. Tek kalonte kufirin drejt Kosoves ai me dy tre shoke kosovare qe kishin ardhur nga Anglia, do te perballej me tre prita te shkjaut. 

Ne njeren nga pritat do te merrte plage kosovari Fation Klimaliu te cilin do e mbante ne shpine e do e kalonte ne bregun tjeter te Drinit te bardhe. Mes ushtimes se valeve te tij sikur i kumbonin ne vesh sokollimat e Sef Koshares e Azem Betjes.

Me 31 mars spikerja e TVSH jep lajmin trondites. Tefta Radi ka njoftuar se ne luftimet ne zonen e Pashtrikut, Pagarushes, ne kodrat e Gallushes ka patur luftime te ashpra mes forcave serbe e atyre te UCK. Forcat serbe kane patur humbje ne ushtare e teknike. Jane vrare e plagosur mbi 64 ushtare serbe. Ndersa nga forcat e UCK-se kane mbetur te vrare 4 luftetare. Mes tyre dhe ushtar Kavaja. “Pas xhirimeve te luftimeve nepermjet nje kasete,- kujton i ati i Indritit,- nje nga ushtaret ka thene: ky eshte ushtar Kavaja”. 

Shtabi i Pergjithshem i UCK-se jep njoftimin se ushtar Kavaja eshte djaloshi i ardhur nga Anglia, shqiptar me emrin Indrit Cara. Ky njoftim gjeme i percillet dhe te vellait te Indritit, Dorianit ne Angli. “Ne,- thote i ati,- nuk dinim gje. Doriani me 1 prill njofton tezen e tij:- U thuaj prinderve se Indriti eshte vrare ne lufte ne Kosove. Rastesisht u ndodh aty dhe e ema, Xhemailja. Por tezes se Indritit nuk i bente zemra t’ia thoshte te motres gjemen per djalin. Siria i thote djalit te madh Bashkimit.

Lajmero Lulin se Indriti eshte vra ne lufte ne Kosove”!

Edhe Bashkimit si behej t’i thoshte babait te Indritit lajmin e hidhur, pati kurajon per ta percjelle kete lajm ngjethes Skenderi, xhaxhai i Indritit. Lulezim Cara po rrinte te stolat, afer xhamise se qytetit, kur e mori vesh lajmin nga i vellai. Per nje cast shtangu. I ngjau se ajo minarja e larte e xhamise iu shemb ne gjoks. Por shpejt u detyrua ta mbledhe veten. 

Skenderi i thote se kete njoftim e ka dhene Doriani, si dhe Pleurat Sejdia, minister i Shendetesise se Kosoves bashke me perfaqesuesit e UCK-se. Lajmi qe thene neper eter qe me 31 mars, por me pseudonimin ushtar Kavaja, Ushtar Kavaja qe varrosur fillimisht ne fshatin Guxat.

Ai do te zhvarrosej prej aty, si ne baladat e lashta shqiptare, per te bere me tej rrugen ne Prizren-Kukes. E prej kendej nje helikopter do ta sillte ne Kavaje, duke mbetur i gjalle ne bustin e ngritur mes qytetit te tij si “qytetar nderi” dhe Deshmor i Kombit. Por prinderve, ai u mungon shume.