2.3 milionë euro për Egnatian, kampionët gati të jenë superfuqi në merkato

Pas eliminimit nga kupat e Europës, Egnatia ka marrë disa ditë pushim për të rinisur më pas përgatitjet për startin e edicionit të ri të Superiores. Kampionët në fuqi u eliminuan në raundin e parë të Champions League e më pas në raundin e dytë të Conference League.

Objektivi i kalimit të një turi nuk u arrit, por kjo verë nuk mund të quhet kurrësesi dështim për rogozhinasit. Të ardhurat në arkat e klubit e thonë këtë. Egnatia ka akumuluar plot 2.3 milionë euro gjithsej nga shitjet, bonuset e FSHF dhe UEFA.

1.2 milionë euro u shitën Ibrahimoglu, Sherri dhe Fernando, ndërsa 250 mijë euro nga FSHF për fitimin e titullit dhe kupës. Nga rrugëtimi europian, rrogozhinasit grumbulluan plot 960 mijë euro.

Me këto të ardhura, Egnatia do të jetë në kërkim të prurjeve të mëdha në këtë fund merkato, por ajo që pengon drejtuesit është se në këtë moment është e vështirë të gjesh elementë cilësor.