Futbolli njihet si sport opinionesh,me mospajtime dhe debate të mëdha edhe në tavolinat më te vogla,dhe me “markimin” e disa lojtarëve si të mbivlerësuar e të tjerëve si të nenvlerësuar. Ne sot do tu japim një liste të disa lojtarëve nga kategoria e dytë,ata që nuk kanë marrë vlerësimin e merituar në karrierë.
10-Gabriel Batistuta – Një nga finalizuesit më të mirë të të gjitha kohërave,me 300 gola në 494 ndeshje për klubet dhe 56 gola në 78 ndeshje për kombëtaren e Argjentinës.
9-Andrea Pirlo – I bekuar nga Zoti me saktësi të frikshme pasimi,hapje fenomenale të lojës dhe me aftësi brilante nga goditjet e dënimit,Maestro merr vendin e nëntë në listën tonë
8-Ronald Koeman – Ndoshta nuk po shkëlqen si trajner te Barça,por si futbollist ishte krejt tjetër gjë. Fuqi dhe inteligjencë,futbollist mjeshtëror dhe ajo që e bën të veçantë ishin golat nga goditjet e dënimit. Me 227 gola në 652 ndeshje ai mban rekordin si mbrojtësi që e ka tundur rrjetën më shumë në historinë e futbollit.
7-Gunter Netzer – Pak i njohur,Netzer fitoi europianin me kombëtaren gjermane në vitin 1972,fitoi dy kampionate në Gjermani përballë Bayernit të Beckenbauer dhe Gerd Muller,dhe u ble më pas nga Reali i Madridit për tju kundërpërgjigjur blerjes se Cruyff nga Barcelona. Rezultati ? 2 kampionate në 3 vite në Spanjë.
6-Davor Suker – Deri në vitin 2018 kur Luka Modric si lider e dërgoi ekipin kombëtar të Kroacisë në finalen e botërorit,Suker shihej si hero kombëtar mes dalmatëve,pasi e dërgoi kombëtaren e tij në vendin e tretë në kupën e botës 1998. Një prekje topi si askush tjetër dhe saktësi ne goditje,si në forcë dhe në shënjestër,Suket futet në listën e futboëlistëve të rralle.
5-Matthias Sammer – Nëse mund të themi për Neymar,Suarez,Ibrahimovic apo Lewandowski që fatkeqësia e tyre ishte që luajtën në të njëjtat vite me Messin dhe Ronaldon,atëherë një krahasim i ngjashëm qëndron dhe për Matthias Sammer. Strateg,lider dhe drejtues i lojës,Sammer ishte një nga mbrojësit më të mirë të epokës së tij,por me Baresi,Matthaus dhe Maldini në lojë në epokën e tij,fati nuk deshi të ishte në listat e veçanta të atyre viteve.
4- Hristo Stoichkov – Një nga yjet e botërorit ’94 ku përfundoi në vendin e katërt me Bullgarinë e tij dhe duke u shpallur golashënues i botërorit me gjashtë gola. Një nga krijuesit e pozicionit të winger-it të sotëm,Stoichkov padyshim është një nga lojtarët më të nënvlerësuar në histori.
3- Gaetano Scirea – Scirea është nga ata karakteret që sot i sheh shumë rrallë të kenë sukses,dhe ndoshta pikërisht kjo është arsyeja pse edhe mbetet sot si një pothuajse i panjohur. Por Scirea ishte njënga mbrojtësit më të talentuar ndonjëherë pavarësisht qetësisë që e karakterizonte. Lider i Italisë në fitoren e botërorit 1982 dhe pa asnjë karton të kuq në karrierë,meriton medaljen e bronzit në këtë listë.
2- Michael Laudrup – Michael Laudrup është lojtari i pestë më i mirë në histori të futbollit tha një herë Romario. Laudrup është në të njëjtin nivel me Pele,Maradona dhe Cruyff tha Beckenbauer. Çfarë ndodhi ? Laudrup kurrë nuk arriti të mbante ritmin e tij për një kohë të gjata dhe shpesh u vu nën bankën e të akuzuarit pasi nuk jepte 100%shin e tij në ndeshje.
1- Gheorghe Hagi – Nëse historia e futbollit ka parë një lojtar që mund të shënonte nga çdo pozicion,ky ishte Hagi. Maradona i Karpateve shënoi 271 gola në 638 ndeshje duke qenë një mesfushor,dhe veç kësaj tregoi aftësi speciale në driblim dhe pasim,por çuditërisht shpesh herë nuk përfshihet as deri në listat e 100 lojtarëve më të mirë në histori.